Mbante në duar një pankartë kundër monarkisë para katedrales ku do dërgohet arkivoli i mbretëreshës, arrestohet 22-vjeçarja

Një vajzë 22-vjeçare është arrestuar pasi një protestues mbajti një pankartë kundër monarkisë jashtë katedrales së Shën Giles, aty ku sot do të dërgohet arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth.

E reja u pa në turmë dje pasdite pak para shpalljes së Mbretit, ku në tabelë thuhej “f*** imperialism”, sipas ITV News dhe kërkonte shfuqizimin e monarkisë.

Arrestimi i saj u shoqërua me reagime të ndryshme nga turma. Policia e Skocisë tha se një grua u arrestua “në lidhje me një shkelje të paqes”.


Shtuar 12.09.2022 08:21