Mbante armë pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një shtetas të cilit i është sekuestruar një armë zjarri pa leje në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan…”- njofton Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /albeu.com/

 


Shtuar 10.07.2021 11:52