“Mbahu Berishë mos ki frikë se ke Gjinin në Amerikë”, thirrja përtej kufijve te “Kosherja” (VIDEO)

Gjini i Kosheres njihet si një ndër simpatizantët më të mëdhenj të liderit demokrat, Sali Berisha.

Duket se sezoni i ri i “Kosheres” e ka gjetur Gjinin në Amerikë, nga ku nuk ka nguruar të shpreh dashurinë që ka për ish-kryeministrin.

Ai ka dërguar një video, ku i drejtohet Berishës dhe i thotë të mos ketë frikë. Madje, Gjini tregon se do të takojë edhe sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Mbahu Berishë mos ki frikë se ke Gjinin në Amerikë, jo veç Gjin katunarin, po ke edhe Evin Kokalarin.

Në Amerikë ti sa të kesh Gjinin e në Shqipëri sa të kesh Çimin, e përkrahu të kesh Mul Nokën, Klevis Balliun e Ed Palokën, LSI-në në koalicion s’ka nongrad që të sfidon. Prandaj kam ardhur unë këtu, Blinken me e taku”, thotë ndër të tjera Gjini nga SHBA./abcnews.al


Shtuar 6.03.2022 21:12