Maunet përplasen “kokë më kokë”, në gjendje të rëndë një nga drejtuesit

Dy maune janë përplasur këtë mbrëmje me njëra-tjetrën ne aksin Krahës-Mallakastër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe plagosjen e një prej shoferëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt, ku maunia TR6451G është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës.

Për pasojë, drejtuesi i maunes me ngjyre të kuqe ështe plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.


Shtuar 12.06.2021 23:01