Matura Shtetërore 2026, nisin aplikimet për formularin A1/ A1Z

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka njoftuar për hapjen e procesit të aplikimeve për formularët A1, ku nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026 dhe A1Z për maturantët e viteve të kaluara që të kenë mundësi të konkurrojnë për të studiuar në universitet këtë vit.

Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen në datat 5–7 maj, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, përmes platformave zyrtare online, duke u mundësuar nxënësve plotësimin në kohë të procedurave për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.

Të lidhura

None found

Procesi i aplikimit synon të sigurojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.


Shtuar 2.05.2026 13:35