Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Këtë të mërkurë, përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka informuar se aplikimet dhe konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1, do të jenë aktive nga 3-12 shkurt dhe për formularin A1Z do të jenë aktive nga data 11-12 shkurt.

Sipas MAS-it, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Të lidhura

None found

Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet.

Formularët A1/A1Z, plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania, dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti.

Më pas, vazhdon në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS.

Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore.

Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1.

Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.

Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin, dhe printimin e formularit në shkollë.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet