Matura 2024/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ditën e sotme, rreth 28 mijë maturantë, do t’u drejtohen qendrave të provimit për të testuar dijet në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë.

 

Në vijim, më 18 qershor, do të jetë provimi në Matematikë, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i Lëndës me Zgjedhje.