Materialet inerte e zënë poshtë punëtorin në Tiranë, humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tiranë në lagjen “5 Maji”. Një punëtori i kanë rënë sipër materialet inertesh në objektin në ndërtim e sipër dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com