“Maska dhe fishekë luftarakë …”, nuk iu bindën urdhërit të policisë, katër persona braktisin mjetin dhe largohen

Mbrëmjen e së premtes katër persona t cilët udhëtonin me një automjet me xhama të zinj nuk i janë bidnur urdhrit të patrullës së policisë pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit, për të ndaluar.

Burime për AlbEu bëjnë me dije se pak kilometra më tutje katër personat kanë ndaluar mjetin duke e braktisur atë dhe më pas janë larguar.

Menjëherë patrulla e policisë ka ushtruar kontroll mbi mjetin ku janë gjetur maska dhe fishekë luftarakë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikikmin dhe kapjen e personave të cilët ndodheshin në mjet.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarakë, ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.

/ALbEu.com/


Shtuar 19.02.2023 15:33