Mashtronte qytetarët dhe u premtonte viza amerikane, del fotoja e “kokës” së grupit kriminal

Renato Nasto, është personi që kishte ngritur një rrjet që mashtronte qytetarët, duke u premtuar kundrejt pagesave viza amerikane.

Përmes rrjeteve sociale mashtronte qytetarët, duke i futur në ‘grackë’. Pas hekurave ranë gjithashtu, dhe Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, ndërsa u shpall në kërkim Eduart Gjini.

SKEMA
Në faqen në instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”
Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.


Shtuar 8.02.2024 14:50