Mashtronte në internet përmes pakove postare, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim nigerianin

Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet ndaj shtetasit nigerian L.O. dhe e ka kaluar çështjen për gjykim, duke e akuzuar për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.

Procedimi nisi pas denoncimit të bërë nga një punonjëse e një “Call Center”-i. Ajo tregoi se në rrjetet sociale ishte kontaktuar nga një person që paraqitej si shtetas italian, ndonëse nuk ishte në gjendje të komunikonte në gjuhën italiane.

Të lidhura

None found

Bisedat nisën në Instagram dhe më pas vijuan në WhatsApp. Gjatë komunikimit, personi i kërkoi gruas të bënte një pagesë, duke pretenduar se ajo duhej të merrte një pako surprizë, të cilën ai nuk mund ta paguante vetë.

Në vijim, përmes skemës mashtruese, ai siguroi të dhënat bankare të pagesës dhe e udhëzoi viktimën drejt një llogarie ku u transferua një shumë e konsiderueshme. Pakoja nuk mbërriti asnjëherë, pavarësisht pagesës së kryer, ndërsa personi vazhdoi t’i kërkonte para të tjera.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe bashkëpunimi me autoritetet italiane nëpërmjet letërporosive, rezultoi se llogaria PostePay Evolution ishte në posedim të shtetasit nigerian L.O., banues në Itali.

L.O. do të përballet tashmë me drejtësinë nën akuzën e “Mashtrimit Kompjuterik”.


Shtuar 7.08.2026 11:44

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss