Mashtrime nga Call center-at, nga Elbasani në Vlorë, shoqërohen disa persona

Operacioni blic i zhvilluar sot në Elbasan nga prokuroria e Tiranës dhe ajo spanjolle, për goditjen aktiviteteve të paligjshme të call-center, është zgjeruara edhe në Vlorë.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë, servera dhe dokumenta të disa kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj me metodën e call-center online.

Gjithashtu nga hetimet e deritanishme, mësohet se operacioni ka nisur nga denoncimet e bëra nga shtetasit spanjollë të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve nga operatorët dhe punonjësit e këtyre kompanive dhe u janë vjedhur shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro.

Njoftim policie

Reparti Special elitë RENEA dhe Forca Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets”, krah për krah në trajnime intensive antiterrorizëm.

Efektivët e Repartit Special elitë RENEA kanë zhvilluar një trajnim 5-javor intensiv, të një shkalle të lartë profesionaliteti dhe ekspertize, së bashku me përfaqësues të Forcës Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets”. Ky trajnim u zhvillua në ambientet e Repartit Special RENEA dhe në poligonin e distancave të largëta, në Bizë.

Trajnimi “JCET 2022” angazhoi, përmes lëvizjeve, metodave, reagimeve dhe manovrave të shumta, Njesinë e Snajperave, grupet taktike dhe seksione të tjera të Repartit Special RENEA. Obektivi kryesor i këtij trajnimi ishte ofrimi i ekspertizës dhe i praktikave më të mira amerikane, për proceset e komandimit dhe kontrollit gjatë operacioneve policore komplekse antiterrorizëm. “JCET 2022” u përqëndrua konkretisht në rolin dhe detyrën e Repartit Special RENEA gjatë situatave të luftimit në ambiente të hapura dhe të mbyllura, survejimit, targetimit dhe ekzekutimit të objektivit, si dhe në finalizimin me sukses të operacioneve policore në mjedise rurale, me vështirësi të shtuar të terrenit.

Përfaqësuesit e Forcës Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets” vlerësuan profesionalizmin e treguar gjatë këtyre trajnimeve nga efektivët e Reparti Special elitë RENEA, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për ta asistuar me trajnime të mëtejshme Repartin Special, për aspekte të tjera të punës së tyre./albeu.com


Shtuar 8.11.2022 15:14