Masë sigurie dhe ndalim për të ndalë jashtë vendit, SPAK kërkon edhe hetimin e pasurisë për Ilir Beqajn

SPAK ka caktuar ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Veç koncesionit të sterilizimit, mësohet se SPAK kërkon edhe hetim pasuror për ish-ministrin Beqaj, pasi dyshohet edhe për shkelje të tjera, ku një prej tyre është dhe ajo e fondit klinik.

“Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim’, dhe për pasojë SPAK ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim për të dalë jashtë vendit’, ndaj tij. Çdo të premte, ora 15:30 duhet të paraqitet në ambientet e gjykatës dhe nëse largohet do të duhet leje nga gjykata. Nëse gjykata nuk jep leje, atëherë nuk mund të dale”, ka bërë me dije gazetarja Klodiana Lala.

“Gjatë hetimeve janë konstatuar dhe shkelje të tjera dhe njëra ka të bëjë me rritjen e fondit klinik. Rezulton se kur janë bërë përllogaritjet janë rritur në mënyrë dastrike shpenzimet dhe Beqaj duhet ta kishte konstatuar këtë shkelje. Janë gjetur edhe shkelje të tjera, pritet që Beqaj të dalë në seancën e marrjes në pyetje. Theksoj se ai është pyetur dhe më parë pasi hetimet për koncesionin e sterilizimit ka zgjatur prej vitesh. Sakaq po vijon dhe hetimi pasuror ndaj ish-ministrit.

Duke qenë se ish-ministri ngeli jashtë rrjetit të personave në hetim, tërhoqi vëmendje të opinionit publik.

Ajo që është evidentuar është standardi i dyfishtë që është ndjekur në raste të tilla.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se kontrata e Sunny Service nuk është gjetur në arkivat e MSH-së. Edhe sot që flasim, kontrata origjinale nuk është gjetur”, bëri me dije gazetarja.

 


Shtuar 18.11.2023 14:09