Masakra në Tiranë mes të pafajshmëve, Murati në arrati, gazetari: Ndodhet në Turqi, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Masakra me kallashnikov ndaj lokalit të Fatjon Muratit në rrugën Don Bosko mbrëmjen e djeshme (12 mars) ku u vra banakierja dhe u plagosën 5 persona të tjerë rezulton një krim mafioz i mirëorganizuar. Autorët kanë përdorur një makinë të vjedhur në Durrës në vitin 2021 e cila u gjet e djegur ndërkohë që policia ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për zbulimin e autorëve.

Pavarësisht se nuk ka informacion zyrtar se kush ishte objektivi, dyshohet se shënjestër e autorëve ishte pikërisht Fation Murati.

Gjykata e Tiranës i kishte vendosur këtij të fundit masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, masë e cila ishte thyer.

Gjatë kontrollit të djeshëm në shtëpinë e Muratit nga uniformat blu, ai nuk u gjet në shtëpi.

Gazetari investigativ Elton Qyno së fundmi ka treguar se gjatë një komunikimi me familjarët e Muratit ka mësuar se ai disa ditë më parë është larguar drejt Turqisë ku dhe do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në një nga spitalet e këtij shteti.

“Faktikisht që prej ditës së djeshme dhe deri më sot është raportuar që Fatjon Murati ka qenë epiqendra e këtij atetnati, por ai ska qenë farë në lokal, aq më tepër policia ka shkuar edhe në banesën e tij që ndodhet jo shumë larg lokalit, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje lidhur me rethanat e kësaj ngjarje, por sërish në banesën e tij ai nuk është gjendur dhe në këto kushte është bërë një shpallje e dytë në kërkim policor i këtij personi.

Nga ana tjetër, unë kam mundur të komunikoj me të dëmtuarit e familjes Murati, sepse janë dy persona që janë dëmtuar nga kjo familje dhe më kanë konfirmaur që personi në fjalë Fatjon Murati është larguar para pak ditësh në drejtim të Turqisë për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të kryente në një spital të këtij shteti dhe pas përfundimit të operacionit do tëk thehej përsëri në Shqipëri ku dhe do të izolohej sërish në ambientet e shtëpisë”, tha gazetari./Albeu.com.


Shtuar 13.03.2023 17:16