Policia e Tiranës ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën “Anastas Shundi” në Don Bosko.
Dy ditë më parë (12 mars) në lokalin e Fation Muratit ndodhi atentati tragjik me 1 të vrarë dhe 6 të plagosur, mes tyre një vazjë 10-vjeçare.
Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamer sigurie në orën 20:20 minuta ka pikasur makinën “BMW seria 5” me targa të huaja e cila kalon në zonën e Qafë-Kasharit.
Më pas kjo makinë është parë po nga e njëjta kamer duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.
Po ashtu hetuesit kanë dyshime se përveç personave që janë plagosur në lokal, të pranishëm kanë qenë edhe një rreth i ngushtë familjar dhe shoqëror i Fatjon Muratit, ku dhe ata kanë qenë të dyshuar dhe të shoqëruar për ngjarje të ndryshmë kriminale.
Aktualisht, Fation Murati është në proces gjykimi për armëmbajtje pa leje. Mbrëmjen e së dielës nuk është gjetur në shtëpinë e tij luksoze, kur policia shkoi për verifikim pas masakrës së Don Boskos. Policia ka dyshime se ai është arratisur jashtë vendit.
Sipas Ora News seMurati duke shfrytëzuar marrveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë nuk është pënguar për të kaluar kufirin më Kosovën.
Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit më dy personazhe të cilët janë lidhje shoqërore e 32-vjeçarit.
Ata janë Gentian Reçi dhe Indrit Dokle të cilët sipas hetuesve në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, e ndërsa Murati drejt Turqisë.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 20:50, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 58 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 60 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare, që ishte mbesa e viktimës.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër./Albeu.com./