Presidenti amerikan Biden e ka etiketuar sërish Vladimir Putinin si kriminel lufte, dhe ka bërë thirrje që lideri rus të përballet me gjyq për vrasjet në Bucha.
Siç kemi raportuar dhe më herët, trupat e civilëve janë gjetur të shpërndarë në rrugët e Buchas.
Gazetari i BBC-së ka qenë në bodrumin e një shtëpie ku u gjetën pesë trupa, burra me duar të lidhura që dukej se ishin qëlluar për vdekje.
Biden thotë se ai po kërkon gjithashtu më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë, të cilat Moska i mohon
Presidenti amerikan më parë shkaktoi zemërim në Moskë kur akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte muajin e kaluar./albeu.com