Masakra e Lushnjës me dy të vrarë, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin, i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.

Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë shpallur fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.

Dy viktimat njiheshin për lidhjen e tyre me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares dhe sipas SPAK, ky i fundit ka qenë edhe objektiv i atentatit, ndërsa zanafilla e hakmarrjes lidhet me konfliktet e vjetra të Bandës së Lushnjës.

Ngjarja e rëndë e regjistruar në 11 tetor të 2017 në lagjen “Loni Dhamo”, pasonte një tjetër tentative për vrasjen e Xhulio Shkurtit. Ishte Prokuroria e Lushnjës që në korrik të 2020-ës me vendim gjykate shpalli në kërkim këta persona si autor, ndërsa hetimet i mori Prokuroria e Posaçme për shkak të organizimit si grup kriminal./albeu.com/