Pas vrasjes së 35-vjeçares shqiptare në Itali, Nevila Pjetri, një trup i pajetë i një transgjinori është gjetur mbrëmë në zonën e Sarzanës.
Policia ka arrestuar një artizan dhe dy ngjarjet mund të lidhen me njëra-tjetër, shkruan La Reppublica.
“Gjatë natës policia ka gjetur trupin tashmë të pajetë të një burri transeksual në zonën e Sarzanës. Sipas raportimeve të para, gjurmë gjaku janë gjetur në trupin e mbuluar me ferra dhe është zbuluar në afërsi të një makine të braktisur. Në një zonë të frekuentuar nga transeksualët”, thuhet në artikull.
Në trupin e të riut, sipas prokurorit të La Spezia, Antonio Patrono, kishte shenja të dukshëm dhune.
Për momentin kufoma nuk është identifikuar dhe kërkohen dokumente apo sende personale përgjatë një përroi të vogël i cili më pas derdhet në lumin Magra.
Sipas burimeve, një zejtar me banim në zonën Massa Carrara, u arrestua, i akuzuar për vrasjen e Nevilës, e cila u gjet e vdekur të dielën përgjatë përroit Parmignola dhe burrit, trupi i të cilit u gjet mbrëmë.
Në zyrën e prokurorit të La Spezias, Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. Së bashku me prokurorin Patrono janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet.
Zona ndodhet në periferi të Sarzanës dhe jo shumë larg asaj ku u gjet kufoma e Nevila Pjetrit, 35-vjeçares shqiptare të vrarë natën e së shtunës në Marinella di Sarzana. Prandaj nuk përjashtohet pista, të paktën në këtë fazë shumë të hershme të hetimeve, që dy vrasjet të jenë disi të lidhura.
Në vendin e ngjarjes janë nisur edhe policia mjeko-ligjore. Jo shumë larg zbulimit të trupit të burrit, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku.
Ndërkohë, “në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura në Sarzanë”, për të cilat po vijojnë hetimet nga organet gjyqësore, “për forcimin e masave parandaluese në zonë”, prefekti i La Spezias ka bërë me dije se nesër në orën 11:301 do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit Krahinor për Rendin dhe Sigurinë Publike, në të cilën ishin të ftuar të gjithë kryetarët e komunave të Val di Magra.