Marrëveshja Shqipëri-Kosovë për mbrojtjen sociale, Ibrahimi jep detajet

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi ka njoftuar sot vendimin e këshillit të ministrave për marrëveshje ndërmjet Shqipërisë për përfitimet sociale të qytetarëve.

“Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të shtetasve shqiptarë atë të sigurimeve shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë, në raste lindjesh, nga pensionet e pleqërisë të invaliditetit. Kjo marrëveshje më parë është lidhur më parë me vendet e tjera dhe deri më tani janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshje të tilla”, u shpreh Ibrahimaj./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 13:08