Ditën e nesërme, 28 nëntor, është festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të festuar, shqiptarët e Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë. Ata kanë kaluar në doganën e Morinës me procedurë të përshpejtuar dhe kontrolle selektive, duke mos krijuar radhë dhe qëndrime të panevojshme në kufi.
Masat lehtësuese erdhën menjëherë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Elbasan.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se në të dy anët e kufirit nuk do të ketë kontrolle gjatë festës së 28 nëntorin.
“Kemi sjellë një paketë që ka krijuar një mjedis tjetër, pa pasur nevojë për burokracira shtesë. Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesa të dy kryeministrave, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin. Do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë të ndalojë fare në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt se fillimi i sezonit.
Në dy anët e kufirit të mos ketë kontrolle në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 Nëntorit. Jemi në rrugë të mbarë për të krijuar një lehtësi qarkullimi,” u shpreh Çuçi./albeu.com