Marrëveshja për energjinë, Borell përgëzon Kurtin dhe Vuçiç: Hap i madh për dialog

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti , pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

Me anë të një statusi në Twitter, Borell thotë se ka biseduar edhe me presidenti serb dhe kryeministrin e Kosovës, duke u shprehur se ky vendim është një arritje e dy vendeve.

“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkruan Borrell.