Marrëveshja në Ohër, Rama: Historike, shpresoj që “djalli” të mos fshihet në detaje

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter në lidhje me daoktdësinë e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrvëshjes mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Rama ka uruar pjesëmarrësit në takimin e sotëm, me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet i ri.

Më tej kryeministri tha se shpreson që  shpreson që djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit” ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë detyrimet e tyre në mirëbesim”.

Palët kanë rënë dakord për themelimin e komunave me shumicë serbe.

“Për nenin 7, Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, u shpreh Borell.

Borrell theksoi më tej se BE-ja do ju kërkojë palëve që të përmbushin detyrimet dhe paralajmëroi se “mos-përmbushja e tyre do të ketë pasoja”./albeu.com/ 


Shtuar 19.03.2023 07:15