Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, reagon BE: Të zbatohet sa më shpejt në tregjet globale

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka mirëpritur marrëveshjen e grurit të arritur midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Marrëveshja e sotme e Stambollit është një hap në drejtimin e duhur. Ne bëjmë thirrje për zbatimin e saj të shpejtë”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Ai shtoi se blloku mbeti i “angazhuar” për të ndihmuar Ukrainën të sjellë “sa më shumë të jetë e mundur nga gruri i saj në tregjet globale”.

Në një deklaratë më të plotë të publikuar në internet, Borrell akuzoi gjithashtu Moskën se “ka rrezikuar sigurinë ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën”.

“Marrëveshja aktuale ofron një mundësi për të filluar kthimin e këtij kursi negativ”, tha ai./albeu.com