Marrëveshja e grurit në rrezik? Moska “ndryshon mendje” dhe vendos kushte të reja

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se problemi kryesor i momentit është kriza ushqimore.

Duket se edhe pas arritjes së një marrëveshjeje, anijet me grurë ende nuk po dalin nga portet e Ukrainës.

Moska po vendos kushte të reja për zbatimin e marrëveshjes së grurit, sipas zëvendësministrit të jashtëm rus, i cili tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm nëse hiqen sanksionet kundër produkteve bujqësore ruse, shkruan Reuters.

Marrëveshja e arritur në Stamboll javën e kaluar nga Rusia dhe Ukraina për heqjen e bllokadës së porteve ukrainase për të lejuar eksportin e grurit mund të dështojë, tha zëvendësministri Andriy Rudenko.

Dhe kjo do të ndodhë, shtoi ai, për sa kohë që Perëndimi nuk heq ndalimin e eksportit të produkteve bujqësore ruse. Bëhet fjalë për ndalime, shumica e të cilave datojnë nga viti 2014 që nga pushtimi i Krimesë.

“Shpresojmë të mos arrijmë në këtë pikë”, tha diplomati rus.

Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes së gruritsi për eksportet ruse ashtu edhe për grurin ukrainas duhet të fillojë në të njëjtën kohë.

“Këto dy dokumente u nënshkruan në të njëjtën kohë, kështu që ato duhet të zbatohen  në të njëjtën mënyrë,” u tha ai gazetarëve në Moskë.

Është fakt se, krahas marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, në Stamboll, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi midis Rusisë dhe OKB-së për të lehtësuar furnizimin e produkteve bujqësore dhe plehrave ruse në tregjet botërore.

Deklarata e Rudenko vjen edhe pse forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë portet ukrainase në Detin e Zi, si Odessa dhe Mykolaiv. Nga ana e tij, ambasadori rus në Turqi, Alexei Yerhov, se ka pikëpyetje të shumta se kur do të nisen anijet e para.

“Mendoj se duhet të kemi pak më shumë durim,” tha ai.

Megjithatë, sipas Reuters, duke cituar një zyrtar turk grupi i parë i grurit ukrainas mund të eksportohet brenda disa ditësh./albeu.com/