Marrëdhënia me bashkëshortin është krisur? Rudina Hajdari zbulon arsyen e vizitës në SHBA

Politikania Rudina Hajdari ka folur ditën e sotme për jetën private teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se ajo ka shkuar në SHBA psi kishte tre muaj pa takuar të bijën për shkak të zgjedhjeve dhe e kishte marrë malli për të.

Raportin me të shoqin, Hajdari e përshkroi si të vështirë në katër vitet e fundit dhe pse tha se nuk preferon të japë detaje në lidhje me këtë gjë, pasi nuk dëshiron që vetë ai dhe e bija të ndiheshin keq kur të dëgjonin deklaratat.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune. Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj atë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë.

Këto katër vite e kemi pasur të vështirë rapportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces. Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzoj për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer,”- tha Hajdari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)

Shtuar 17.06.2021 19:37