Marmelatë hurme në shtëpi, receta e lehtë që bëhet për pak minuta

Jemi në stinën më të mirë dhe të ëmbël. Stinën e vjeshtës, e hurmave, ftonjve. Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesi të bëni një marmelatë të thjeshtë dhe të shijshme prej hurme.

Përbërësit:

-8 hurma të pjekura, të pastruara e të bëra pure

-1 mollë, pure

-1/4 f. çaji lëng limoni

-750 gr sheqer

-vanilje ose 2 shkopinj kanelle

Përgatitja:

Purenë e mollës dhe hurmave vendoseni në një tenxhere dhe ziejini për 15-20 minuta. Lëreni të pushojë për disa minuta, pastaj shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit dhe ziejeni sërish deri sa të mpikset. Hiqni shkumën që nxjerr gjatë zierjes dhe në fund shtoni pak kanellë dhe liker nëse keni.


Shtuar 3.10.2022 17:06