Maqedonia e Veriut heq kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit: Prodhimi furnizon edhe tregun e jashtëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme parlamentare vendosi ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit, njofton shërbimi për shtyp qeveritar.

Vendimi është marrë në bazë të situatës së krijuar që prodhimi aktual vendas i vajit të lulediellit furnizon rregullisht tregun vendas për nevojat e shërbimit të qytetarëve, sepse sasitë ekzistuese ndikojnë pozitivisht në gjendjen e qëndrueshme me këtë produkt ushqimor bazë, si dhe në mos pasjen e nevojës për të krijuar teprica, konkretisht rezerva të vajit të lulediellit për ngrënie./albeu.com

Shtuar 10.05.2022 20:09