Përballjet me zjarret vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në të gjithë vendin ka ende një numër të madh zjarresh aktive. Zjarri në rajonin Dellçevë-Pehçevë është ende aktiv, deklarojnë autoritetet. Vatra aktive zjarri ka edhe në në Kumanovë, Prilep, Sveti Nikole dhe në Saraj.
Ndërkohë që janë raportuar edhe tre vatra zjarri në malet e Kriva Pallnka, saktësisht në fshatin Drenak.
Sot pritet të vijë pjesa e dytë e ekipit austriak, për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ndihma nga vendet e tjera.
Ndërkohë që Ministria e Brendshme në vend ka bërë të ditur se në 90 për qind, faji për zjarrin bie mbi faktorin njeri, ndërsa përqindja tjetër është për shkak të fenomeneve të tjera siç janë kabllot e energjisë elektrike. Në Maqedoninë e Veriut, janë vënë në pranga tre persona për zjarrëvenie të qëllimshme.