Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të mbajë takim koordinues, në të cilën, siç informuan nga Kuvendi, ku do të vërtetohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike.
Më pas Xhaferi, do të ketë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit.
Aktivitetet në Kuvend, siç është paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjedhja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit të ri kryetar i Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë zgjedhore 5.
Po ashtu, mësohet se deri të dielën (28 janar) vendi duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare, të cilën do ta kryesojë Talat Xhaferi.
Siç ka paralajmëruar, kryeministri Dimitar Kovaçevski, nesër do të japë dorëheqje, që do të thotë dorëheqje e gjithë qeverisë.
Në takimin me gazetarët, Xhaferi pritet të bëjë të ditur se kur ai do të japë dorëheqje.
VMRO-DPMNE konfirmoi se pas Komitetit ekzekutiv të partisë sonte do t’i shpallë emrat e ministrave teknikë të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrat plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.
Zgjedhjet parlamentare, paraprakisht informuan se në seancën e re parlamentare të caktuar për të premten, do të konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe se më pas do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM-ja.
Ditën e djeshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se të enjten do të japë dorëheqje, pas së cilës do të hapen proceset e formimit të qeverisë teknike, e cila duhet ta mundësojë zbatimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në margjinat e konferencës “Viti i mundësive evropiane”, ai theksoi se me dorëheqjen e kryeministrit gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje.
Kovaçevski shtoi edhe se këto zgjedhje, nuk do të jenë zgjedhje mes të majtës dhe të djathtas, por do të jenë zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes.
Qeveria teknike zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj dhe dy javë më parë, më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Përgatitjet dhe ekipi i stafit të qeverisë teknike janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë të premten.