Maqedoni e Veriut/ Kryeministri Dimitar Kovaçevski dorëzon dorëheqjen, çfarë pritet të ndodhë

Përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi i Maqedonisë, ka konfirmuar se kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike.

“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski para se të dorëzoj mandatin.

Përveç kryeministrit, pritet që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, të japë dorëheqjen e tij, duke filluar detyrën si kryeministër teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.

Në këtë kontekst, duhet të zgjidhet edhe një deputet i ri për BDI-në dhe koordinatori i ri i LSDM-së, Jovan Mitreski, pritet të zgjidhet si kryetar i Parlamentit.

Sipas deklaratës së tij të më hershme, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje sot, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike, para seancës parlamentare të premten.