Bekteshi: Buka, mielli dhe vaji do të shiten pa marzhë profiti në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u shpreh se buka, mielli dhe vaji të shiten me çmimin furnizues deri më 31 maj.

Bekteshi deklaroi se kjo erdhi në koordinim me tregtarët dhe janë marrë edhe masa mbi marzhet e profitit për tregtinë me shumicë dhe atë me pakicë.

“Buka miell dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa asnjë lloj marzhe profiti në tregtinë me pakicë, këtë e kemi dakorduar bashkërisht me të gjithë tregtarët, por njëkohësisht të zvogëlojmë edhe marzhet e profitit sa i përket tregtisë me shumicë nga 5 në 4 për qind, si dhe të tregtisë me pakicë nga 10 në 3 për qind”, deklaroi Bekteshi./albeu.com/