Leonard Palushi, ish-shefi i krimieve në Elbasan, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Palushi po ashtu u dënua me mosushtrim funksionesh publike për një periudhë 5-vjeçare.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, tjetërsimi i provave për vrasjen e Emiljano Ramazanit i shtyrë nga Erjon Alibej dhe ndjekja penale e personave të pafajshëm të grupeve kundërshtare.
Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria.
Sipas SPAK dyshohet se Klevis Kapllanaj ka shfrytëzuar rastin se njihem me Manahasat dhe pasi u pagua nga Erjon Alibej, futi një armë pistolete TT, në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje.
Plan i mirëmenduar por që më pas për shkak te hetimit rezultoi se kishte mungesë provash për fajësinë e Manahasave në krim, të cilët u liruan dhe morën pafajësinë nga SPAK.
Palushi ka dhënë informacionin paraprak, duke pretenduar që ka informacion (me vlerë), për një krim, por në fakt edhe pse ishte vetë në Elbasan, ai nuk shkoi për të verifikuar informacionin për gjetjen e një arme në afërsi të Peqinit.
Në dosjen e prokurorisë bëhet me dije sesi ish-shefi ka orientuar gabim hetimet për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan në vitin 2020.
Grupi hetimor ka faktuar lidhjen e Palushit me Erjon Alibej ndër të tjera gjë të cilën ai vet e ka pranuar se kishte njohje me të dhe disa herë e ka takuar Erjonin dhe në banesë duke qenë se ky i fundit ishte me masë sigurie “arrest me burg” për një tjetër vepër penale dhe konkretisht “vrasje të mbetur në tentative”.