“Maniak dhe i dhunshëm”, flet Elena Hysa: E dija për borxhin që Dan Hutra i kishte dhënë të dashurës së tij

Elena Hysa, ish-partnerja e vrasësit serial Dan Hutra ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe ka folur për raportin që kanë pasur bashkë.

Për “News 24” ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij, ishte në dijeni.

Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.

Pjesë nga intervista:

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Gazetarja: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Gazetarja: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Gazetarja: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Gazetarja Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Gazetarja Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Elena Hysa: Po, e vërtetë!

Gazetarja: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Gazetarja: Të thënë nga goja e Danit?

Elena Hysa: Po

Gazetarjaj: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Elena Hysa: Ai është maniak

Gazetarja: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Gazetarja: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis…. /Albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 13:26