Në Gjykatën Kushtetuese, po mbahet seanca për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, është shprehur se secili ka të drejtë të komentojë vendimin e kësaj gjykate, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për ta zbatuar atë.
Gjithashtu, ai shton se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin.
“Secili prej nesh mund të ketë komente, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për të zbatuar vendimin e Kushtetueses
Në këtë rast është lënë pa zbatim një vendim i GJK, por me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin e Kushtetueses”, tha Bardhi.
Kujtojmë që Parlamenti votoi me 11 prill kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, siç kjo e fundit ka urdhëruar në vendimin e janarit 2023.
Pas këtij vendimi, PD vendosi që të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Xhaçkës.
Ndërkohë që vetë deputetja socialiste Olta Xhaçka, ka sqaruar vazhdimisht se nuk e ka shkelur Kushtetutën, pasi asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.