Populli foli/ Mandati i Tom Doshit vendimtar, PS dhe PD “kokë më kokë”

Aleanca për Ndryshim dhe PS janë shumë afër me vota dhe mandate sipas të dhënave të Exit Poll-it III të Antonio Notos në RTV Ora, kur janë përpunuar 100% e të dhënave.

Sipas këtyre të dhënave, PS rezulton me 44.5-48.5% (46%), ose 68-72 mandate, me një mesatare prej 70 mandatesh.

Ndërkohë, PD-AN merr 42-46% të votave (44%), ose 64-68 mandate, me një mesatare prej 66 mandate.

Nga ana tjetër, LSI merr 4-8% (6%) të votave në rang kombëtar, ose 2-5 mandate, me një mesatare pre 3.5 mandate në gjithë vendin.

PSD e Tom Doshit sipas Exit Pollit të Notos merr 0-2% të votave (1%), ose 1-2 mandate, me një mesatare prej 1.5 mandate.

Po në këtë përqindjeje është edhe Nisma Thurje, por që sipas Exit Pollit të Notos nuk arrin të marrë një mandat.

 


Shtuar 25.04.2021 21:39