Mandati i Olta Xhaçkës, Korreshi akuza ndaj mazhorancës: PS nuk zbaton vendimet e gjykatës Kushtetuese

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë televizive u shpreh se për mandatin e Olta Xhaçkës, PS nuk zbaton vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Korreshi: E para është skandaloze. Veprimi i saj është antikushtetues.
Tashmë dihet është normë ligjore se me kërkesë të 28 deputetëve parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.
Nuk është se mundet shoqja Spiropali të komentojë apo të refuzojë apo të shkeli me të dyja këmbët që pa filluar asnjëherë punën në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne e dinim që do vente nga shiu në breshër kjo punë por jo me këtë lloj rruge duke shkelur kushtetutën haptazi.
Në këtë moment është bërë zbardhja e vendimit të gjykatës Kushtetuese por kur vijmë tek vendimet e gjykatës Kushtetuese pastaj PS i refuzon ose nuk i zbaton.

Ju e dini sa politik është bërë çështja e mandatit të Olta Xhaçlës nga PS.
Por kjo ka të bëjë me shkeljen flagrante e para njëherë nga vetë deputetja, e dyta ju e dini që janë arrestuar kryetarë bashkish në lidhje me pronën e partnerit të Olta Xhaçkës.

Por çfarë është më e rëndësishmja, gjithë PS ju e patë që nuk e përcolli atë që e kishte lënë si detyrim gjykata Kushtetuese në vendimin e parë.


Shtuar 8.08.2024 22:19