Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao.
Sipas mediave italiane, “qytetarët” do t’i ofrojnë portugezit 12 milionë euro në vit, me përfaqësuesit e klubit anglez, të cilët janë në kontakt me babain e lojtarit.
Kuqezinjtë mbeten me shpresë për një zgjatje të kontratës që skadon në 2024, por nuk janë të përgatitur të paguajnë më shumë se 7 milionë.
Këtë sezon, Leao ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje në Serinë A, ndërsa në Kupën e Botës shënoi 2 gola dhe asistoi 1 tjetër, në vetëm 86 minuta paraqitje. /albeu.com