Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se po bëhen përgatitjet për hapjen e spitalit “Covid 3”.
Manastirliu tha se pas ezaurimit të ambienteve spitalore të “Covid 1” po merren të gjitha masat për t’i paraprirë situatës dhe “Covid 3” do të jetë shumë shpejt gati.
Numri i rasteve të reja po rritet dita-ditës dhe numri një i shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të shpejtojnë me vaksinimin për të shmangur pasojat e virusit vdekjeprurës./albeu.com