Manastirliu: Më shumë ilaçe do të rimbursohen për pensionistët nga qeveria

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i organizuar gjatë Kongresit të PS-së,  ka njoftuar se tashmë qeveria do të ndërmarrë masa për rimbursimin e më shumë ilaceve për pensionistet nga qeveria.

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po”, theksoi ministrja.

Ndërkohë nuk ngeli pa përmedur edhe personat të cilët kanë probleme më diabetin ku tha se fishat e matjes së diabetit do të ofrohen falas.

“Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionistë që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjekësore, sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.

Gjatë këtij takimi Manastriliu bëri me dije se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten deri në 40% gjatë këtij mandati qeverisës./albeu.com