Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë, kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD, Albana Vokshi, ka akuzuar Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu se gjatë fushatës ka bërë patronazhisten, duke shkuar shtëpi më shtëpi.
“Ministrja s’duhet të ishte sot aty, duhet të ishte e hetuar. Ka kryer krime. Më vend që të punonte për vaksinimin ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe kryente krime elektorale. Ja ku e kemi sistemin e patronazhimit. Hynte shtëpi më shtëpi pas orës 10:00. 70 patronazhistë të sistemit të shëndetësisë. Ministrja s’duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësia kryesore që kemi mijëra vdekje”, tha Vokshi.
Manastirliu i është përgjigjur, dhe i ka kujtuar Vokshit humbjen që ajo ka pësuar në Njesinë 9 si përfaqësuese e Partisë Demokratike.
“Më vjen keq, sepse prisja të merreshit me interesin e opinionit publik dhe jo të shfaqnit ndjesinë që të ka lënë humbja. Por edhe në humbje njeriu duhet të ketë klas”, ishte kundërpërgjigjia e Manastirliut./albeu.com