Manastirliu: Fëmijët me sëmundje të rrallë do të trajtohen në Itali

Fëmijët shqiptarë me sëmundje të rralla do të trajtohen në spitalin e mirënjohur pediatrik  “Bambino Gesu” në Romë. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitalit Pediatrik “Bambino Gesu”.

Ky spital garanton edhe një platformë të përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mjekëve të specializuar pediatër.

“Kjo marrëveshje përveçse synon që të na mbështesë edhe përsa i përket diagnozave të rralla apo diagnozave të cilat me të vërtetë kanë nevojë që të vlerësohen nga disa ekipe multidisiplinare, ne do të kemi mundësi që të përmirësojmë edhe nivelin e cilësisë së shërbimeve tona dhe padyshim edhe trajtimin e rasteve specifike të vështira të cilat janë edhe raste të rralla dhe që kërkojnë një trajtim të specializuar”.

 

Presidentja e Spitalit Pediatrik “Bambino Gesu” Mariella Enoc shprehu gatishmërinë për marrëveshjen e re me Shqipërinë./albeu.com