Manastirliu apel qytetarëve për t’u vaksinuar: Edhe tetori muaj i hapur për të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një conference për meida, ka dhënë infoemacione mbi situatën e pandemisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ka bërë sërish thirrje për vaksimin dhe ka njoftuars e edhe muaji tetor do të jetë muaj i hapur për vaksimin.

“Vaksinimi që është në fokus ku një prej mjekëve më në zë i CDC thotë se gjeja më e rëndësishme është që të vaksinojmë ato që nuk janë vaksinuar, të paktën ne që punojmë në sektorin e shëndetësisë e kemi të qartë se arma e vetme është vaksinimi, dhe të vaksinosh të pavaksinuarit kjo është sfida jonë.

Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne kemi për qëllim vaksinimin e një pjese të madhe të popullsisë, për të vijuar me planin për dozën e tretë dhe  më pas dhe me vaksinimin e fëmijëve. Përgatitja jonë ka qenë në kohë rekord pasi duke kujtuar botën në ato momente.

Muaji tetor do të jetë një muaj i hapur vaksinimi si shtatori dhe gushti, ne do të vijojmë që ta kemi dhe këtë muaj të hapur vaksinimi. Pandemia na mësoi shumë dhe ajo që është kryesorja është se

Shëndeti mendor është fokusi tjetër i ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo që na tregoi pandemia dhe efektet që ai ka lënë, jemi duke shqyrtuar inpaktet indirekte që janë jo vetëm në funksion të shërbimeve të shëndetit mendor por dhe pasojat indirekte që inpakti i epidemisë ka sjellë dhe pritet që të sjellë në sëmundjet jo infektive”, tha Manastirliu./albeu.com