Manaj “barazon” Messin, realizon gol spektakolar! Barcelona e shpërndan në faqen e saj (VIDEO)

Lojtari me origjinë shqiptare, Rei Manaj ka shënuar një gol spektakolar gjatë stërvitjes së tij me skuadrën e Barcelonës.

Faqja zyrtare e klubit katalanas, e ka shpërndarë golin e tij, duke i dhënë atij një vlerësim që pa future ende këmbët.
Manaj është duke kaluar momentin më të bukur të karrierës së tij. Sulmuesi lushnjar, ka bindur drejtuesit dhe trajnerin e Barcelonës për të qenë pjesë e ekipit të pare, ndërkohë që po ja shpërblen më së miri besim katalanasve.
24-vjeçari shqiptar, së fundmi rrëmbeu skenën në stërvitje, duke realizuar një gol “alla Mesi”. Manaj shtangu portierin me një parabol fantastike, duke surprizuar lojtarët dhe drejtuesit e pranishëm në këtë seancë stërvitore.
Ky realizim i Manajt, u shpërnda nga klubi edhe në faqen zyrtare në “Twitter”, teksa video u shoqërua dhe me një emoji flake.
Forma e mirë që po kalon, si dhe situata e vështirë që po kalon Barcelona, për sa i përket lojtarëve, mund të sjellin debutimin e Manajt, ditën e diel ndaj Sosiedadit në kampionat.

 


Shtuar 15.08.2021 08:19