Mali i Zi i lë targën Shqipërisë, lëshon satelitin e parë në hapësirë

Mali i Zi ka lëshuar satelitin e parë në hapësirë. Duke ja kaluar edhe Shqipërisë, organizta e Kërkimeve Hapësinore në Malin e Zi ka publikuar ditët e fundit pamjet e para që janë marrë nga hapësira

“Mund të konfirmoj me shumë kënaqësi se kemi fotografi dhe regjistrime të hapësirës nga zona stratosferike nga sateliti i testimit malazez”, tha drejtori operativ i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi, Filip Joviçeviç.

Sateliti u lëshua nga anëtarët e organizatës së Malit të Zi të Kërkimeve Hapësinore, e cila, përveç Joviçeviçit, përbëhet nga Nina Drakulić dhe Nikola Perović. Joviçeviç tha se të gjithë sensorët kanë lexuar të dhënat hidrometeorologjike që do të dorëzohen në Institutin për Hidrometeorologji dhe Sizmologji. Ata filluan këtë projekt të parë kërkimor hapësinor në Mal të Zi. Lëshimi i satelitit Cube Sat është një prelud i lëshimit të satelitit të parë malazez “Luça”.


Shtuar 12.10.2022 21:35