Malësi të Madhe/ Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis, arrestohen babë e bir(Emrat)

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në Malësi të Madhe po posedim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se janë sekuestruar mbi 26 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis.

Të arrestuarit janë Paulin Dekaj dhe Alfred Dekaj.

Njoftimi i Policisë:

“Malësi e Madhe/Kontrolle, hetime dhe punë intensive nga inteligjenca policore, vijojnë të kryhen në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.
Mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e lëndës.

Si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën në kuadër të planit operacional antidrogë të koduar “Tempulli” dhe finalizuan operacionin policor të koduar Vukpalaj”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit P. D., 63 vjeç dhe A. D., 35 vjeç (babë e bir).
Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, njofton policia.


Shtuar 12.01.2024 10:01