Malësi e Madhe/ 34-vjeçari tenton t’i rrëmbejë çantën me para të moshuarës (VIDEO)

Policia në Malësnië e Madhe, ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili tentoi t’i rrëmbente çantën me para një të moshuare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi E. T., 34-vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.

 

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).


Shtuar 19.01.2024 15:59