Aktivistja pakistaneze, Malala Yousfzai ka dalë në kopertinën e revistës Vogue. 23-vjeçarja që ka fituar edhe çmim Nobel, ka postuar në Tëitter intervistën për revistën dhe ka shkruar:
“Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj kur ka një vizion dhe një mision, dhe shpresoj që çdo vajzë që sheh këtë kopertinë do ta dijë se mund ta ndryshojë botën. Faleminderit”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Yousafzai u qëllua në kokë nga militantët talebanë kur ishte 14 vjeç, pasi bëri fushatë për vajzat që të arsimohen në vendlindjen e saj Pakistan. Vjet ajo është diplomuar në Universitetin e Oksfordit./albeu.com
I know the power that a young girl carries in her heart when she has a vision and a mission – and I hope that every girl who sees this cover will know that she can change the world. Thank you @BritishVogue, @Edward_Enninful & @thedalstonyears pic.twitter.com/3OYejo5Hnm
— Malala (@Malala) June 1, 2021