Makinën luksoze të vjedhur po tentonin ta kalonin në Shqipëri, arrestohen dy persona në Greqi

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi kanë tentuar të fusin në Shqipëri, një makinë që ishte vjedhur në vendin fqinj.

Policia ka ndaluar në Florina, një mjet luksoz “Mercedes –Benz”, ku nga kontrolli rezultoi i vjedhur më 11 mars 2023 në Pallini të Athinës. Autorët kanë arritur të largohen nga Atika dhe madje të arrijnë në kufirin greko-shqiptar.

Mjetit i ishte falsifikuar, gjë që e verifikoi dhe numri i shasisë dhe targat. Mediat greke raportojnë se një makinë ‘Fuoristradë’ kontrollonte rrugën, ndërsa mjeti i grabitur ishte më mbrapa.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete, 1 palë targa, 3 celularë, 2510 euro si 37.500 lekë shqiptare.

/Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 11:14