Makinat elektrike fitojnë terren, ndërsa modelet me benzinë dhe naftë humbasin treg

Blerësit gjermanë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike. Në gusht, thuajse një në çdo tre automjete të regjistruara për herë të parë ishte plotësisht elektrike, prirje në të cilën po ndikon edhe mbështetja financiare e qeverisë federale.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Autoritetit Federal të Transportit Motorik tregojnë se gjatë muajit të kaluar në Gjermani u regjistruan për herë të parë gati 69.000 automjete tërësisht elektrike. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kjo shifër përbën një rritje prej 75.1 për qind. Në këtë mënyrë, veturat plotësisht elektrike për pasagjerë siguruan 32.4 për qind të tregut.

Përveç subvencionit federal, zgjedhjen e automjeteve elektrike nga konsumatorët e kanë favorizuar edhe shtrenjtimi i karburanteve dhe dalja në treg e një numri gjithnjë e më të madh modelesh me çmime më të përballueshme.

Qytetarët gjermanë mund të aplikonin për këtë mbështetje që nga mesi i majit, ndërsa ajo zbatohej në mënyrë prapavepruese për automjetet e regjistruara duke nisur nga 1 janari. Programi mbulon blerjen ose marrjen me qira të makinave të reja elektrike apo hibride, por vlera e përfitimit përcaktohet sipas modelit të automjetit, të ardhurave dhe madhësisë së familjes.

Constantin Gall, ekspert i njohur, deklaroi se “mbështetja për automjetet elektrike ka çuar në një rritje të fortë të kërkesës në segmentin elektrik”. Sipas paralajmërimit të tij, interesi i lartë do të ruhet vetëm “për sa kohë që subvencioni do të ekzistojë”, ndërsa pas përfundimit të tij pritet një “rënie masive e shifrave të regjistrimit”.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, numri i automjeteve plotësisht elektrike të regjistruara ishte gati 50 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Megjithatë, në vitin 2025 shitjet e automjeteve elektrike me bateri, të njohura si BEV, pësuan rënie të ndjeshme. Për rrjedhojë, përqindjet aktuale të rritjes llogariten mbi një bazë veçanërisht të ulët, çka i ka shtyrë ekspertët të vlerësojnë se ky bum u ka kushtuar shtrenjtë tatimpaguesve.

Prodhuesit e huaj rezultojnë përfituesit kryesorë të kësaj rritjeje. Sipas raportit, kompanitë kineze e zgjeruan ndjeshëm praninë e tyre në treg gjatë gushtit, duke e çuar pjesën nga 4.4 për qind në 8.0 për qind.

Gall shpjegoi se, në kushtet kur tregu i brendshëm po tkurret dhe konkurrenca po ashpërsohet, prodhuesit kinezë po synojnë me forcë Evropën. Sipas tij, subvencioni aktual për makinat elektrike e bën Gjermaninë një terren ideal për ofensivën e tyre tregtare. Ai theksoi gjithashtu se kompanitë kineze po shfrytëzojnë mangësitë në ofertën e prodhuesve tradicionalë, sidomos te modelet më ekonomike të markave dhe automjetet e destinuara për tregun masiv, duke fituar gradualisht pjesë tregu.

Në anën tjetër, automjetet me benzinë dhe naftë po përballen me presion në rritje. Kërkesa për makinat me benzinë u tkurr me gati 38 për qind, ndërsa regjistrimet e veturave me naftë ranë me pak më shumë se 17 për qind.

Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike, VDA, organizata kryesore përfaqësuese e prodhuesve gjermanë të automjeteve, të cilët së fundmi po përballen me trysni gjithnjë e më të madhe, njoftoi se në gusht u prodhuan 229.900 vetura në Gjermani. Ky rezultat ishte katër për qind më i ulët se ai i gushtit 2025.

Në total, gjatë gushtit në rrugët gjermane u regjistruan rreth 212.500 automjete të reja, ose 2.6 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Individët privatë përbënin 40.5 për qind të regjistrimeve të reja, kurse pronarët e bizneseve 59.4 për qind. /DW/


Shtuar 4.09.2026 12:44

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş