Makina përplaset me motorin në Elbasan, “e pësojnë” dy persona

Një makinë është përplasur me një motor në qendër të qytetit të Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të qytetit.

Fatmirësisht të 2 ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e e plotë të rrethanave të këtij aksidenti dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve./albeu.com